Deri më tani pesë të vdekur pas tërmetit ne Tajvan

Numri i viktimave në Tajvan sa vjen dhe rritet. Deri më tani janë raportuar pesë të vdekur, pas tërmetit me magnitudë 6.4 që goditi jugun e vendit.

Bota

06/02/2016 09:23

Lëkundjet shkaktuan dëme të mëdha materiale në qytetin e Tainan. Dy persona, mes tyre një fëmijë, kanë ndërruar jetë pasi një pallat 17 katësh u shemb në Tainan, ndërsa një tjetër u gjet i vdekur në rënoja. Raportimeve e fundit flasin për dy viktima të tjerë në një tjetër zonë të qytetit.

Vetëm tre vite më parë, një termet me magnitudë 6.3 ballë shkaktoi 4 viktima në Tajvan. Ndërsa në vitin 1999 vdiqën mbi 2300 persona pas një tërmeti 7.6 ballë.