Shkon në 373 numri i viktimave nga cunami në Indonezi

Numri i viktimave nga cunami në Indonezi ka arritur në 373 përderisa 1,400 persona janë plagosur, ka njoftuar Agjencia Kombëtare për fatkeqësi natyrore.

Bota

24/12/2018 16:03

Punëtorët e shpëtimin po kërkojnë për të mbijetuarit, pasi 128 prej tyre ende po mungojnë pas cunamit që goditi Sumatrën jugore dhe Javën perendimore, të shtunën.

Zëdhënësi i agjencisë, Sutopo Purwo Nugroho tha se “dyshohet se disa viktima janë ende nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara nga cunami”.

Presidenti i Indonezisë, Joko Widodo, urdhëroi agjencitë qeveritare të reagonin shpejt pasi qindra shtëpi, hotele dhe ndërtesa tjera u goditën nga vala masive.

Më shumë se 11 mijë e 600 njerëz u zhvendosën nga cunami, për të cilin ekspertët thonë se mund të jetë shkaktuar nga rrëshqitjet e dheut pas shpërthimeve të vullkanit malor në Anak Krakatau në ngushticën Sunda misi Javar dhe Sumatras.

Përpjekjet e shpëtimit pritet të zgjasin të paktën një javë, thanë zyrtarët. /Rel/