Shkon në 107 numri i të vdekurve në Mekë, 230 të lënduar (Foto/Video)

Numri i personave të cilët kanë humbur jetën pasi një vinç u shemb në Xhaminë e Madhe të Mekës ka shkuar në 107. Ndërkohë, 230 të tjerë kanë kërkuar ndihmë në spital, pasi janë plagosur nga aksidenti që besohet se ka ndodhur për shkak të kohës së keqe.

Bota

12/09/2015 10:01

Mbrojtja Civile në Arabinë Saudite tha se goditja e një vetëtime ka bërë që vinçi të shembet tokë. Incidenti ndodhi në kohën kur shumë njerëz kishin shkuar për lutjet e së premtes, saktësisht në 17:23 me orën lokale.

_85504737_6a7d504f-d4de-4909-9242-7a9540eeb5db

Me kalimin e orëve, edhe numri i viktimave është rritur. Aktualisht, Meka është duke u përgatitur për pelegrinazhin e përvitshëm të Haxhit. Qindra mijëra njerëz pritet që të shkojnë në këtë vend nga e gjithë bota në fund të këtij muaji.

Autoritetet saudite janë përgatitur qysh tani për të përmbushur të gjitha kushtet e pritjes së miliona myslimanëve, të cilët do të mblidhen në vendin e shenjtë të Mekës.

_85504739_9fdacf0a-658e-4683-8a0f-b1c24a3caaf7

Vitin e kaluar, mbretëria arabe reduktoi numrin e njerëzve të lejuar për të performuar në ritin e Haxhit, kjo për shkak sigurie sepse po punohej për të zmadhuar Xhaminë e Madhe./ Top Channel/

YouTube player