Shkon mysafir tek ajo, Almeda ‘thumb’ Ermal Mamaqit

Moderatori Ermal Mamaqi gjatë ditës së djeshme ka bërë të ditur se ka shkuar si mysafir tek Almeda dhe Tolgahani në Turqi.

ShowBiz

22/05/2018 10:40

Përmes rrjeteve sociale nuk kanë munguar as imazhet nga ata, të cilët ndanin imazhe duke u relaksuar në shoqëri të njëri-tjetrit, shkruan lajmi.net.

Derisa Almeda i dëshironte mirëseardhje Ermalit, ky i fundit me shaka ia kthen me “Mirë se të gjeta të keqen halla”.

E në një prej këtyre imazheve, ku shfaqen Ermali, Tolga dhe Almeda, kjo e fundit “thumbon” Ermalin me fjalët  “Jo alkool Ermal, vetëm çaj dhe kafe”.

Kujtojmë që Almeda së fundi është duke u angazhuar në spektaklin “Dancing with the Stars”, ku po merret me moderim të këtij shou. /Lajmi.net/