Shkon me pushime në Ksamil, por ja çfarë i ndodh kosovarit…

Kishte ardhur për pushime në Shqipëri dhe ka zgjedhur Ksamilin për të qëndruar disa ditë.

Lajme

22/08/2017 15:55

Por pushimet atij i janë prishur, pasi persona ende të paidentifikuar i janë futur në banesën ku qëndronte me qira dhe i kanë marrë të gjitha paratë.

Ja çfarë thotë policia:

Më datë 21.08.2017, gjatë natës, në lagjen ”Baxho” Ksamil, shtetasit R.O, vjeç 39, banues Prizren, në banesën ku rrinte me qira i kanë vjedhur një portofol me një sasi të konsiderueshme eurosh, dollarësh dhe franga zvicerane dhe disa dokumente.

Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit./syri.net