Shkollat ruse mësojnë si të bëhen selfie të sigurta

Ministria e Punëve të Brendshme të Rusisë, ka lansuar një kampanjë rreth “selfie të sigurt”, që u bën thirrje të rinjve të kenë më shumë kujdes në momentet kur bëjnë fotografi, duke i këshilluar të lexojnë me vëmendje një doracak që i mëson të jenë të sigurt gjatë fotografimit.

Fun

08/07/2015 23:49

Motoja e kampanjës është “Madje edhe një milion pëlqime në rrjetet sociale nuk ia vlejnë të humbni jetën”, raporton Intepedent, transmeton lajmi.net.

Gjatë një konference për media të udhëhequr nga asistentja e ministrit të punëve të brendshme, Elena Alekseeva, ka deklaruar se ministria ka shpërndarë fletushka nëpër shkolla dhe qendra rinore për të vetëdijesuar të rinjtë rreth fotografimit tashmë të njohur me emrin selfie.