Shkolla i ndalon nxënësit të prekin borën

Një shkollë në Britani po mbron veten pasi u tall me nxënësit për ndalimin e prekjes së dëborës.

Fun

01/03/2018 15:03

Ges Smith i Shkollës së Komunitetit Jo Richardson në Dagenham, Angli, thotë se ndalimi është një “detyrë e çështjes së kujdesit” që mbron shkollën nga paditë e mundshme, raportoi Telegraph.

“Kur nxënësi merr borë nga toka, ajo mund të ketë gurë në të, dhe një goditje në sy mund të shkaktoj lendime serioze”, tha Smith në Good Morning Britain, transmeton lajmi.net.

Drejtori i shkollës argumentoi gjithashtu se duke luajtur në dëborë lë rrobat e fëmijëve të lagura dhe “të papërshtatshme për shkollën”.

Shkolla është sulmuar në mediat sociale dhe e quajti një “flake dëbore” për vendimin e saj të diskutueshëm. /Lajmi.net/