Shkolla e parë serbe në Shqipëri

Komuniteti serb-boshnjak në Komunën e Fierit në Shqipëri kanë hapur shkollën e parë fillore në gjuhën serbe. Në këtë shkollë do të vijojnë mësimet pjesëtarë të këtij komuniteti i cili vlerësohet të jetë rreth 2000 familje.

Lajme

25/11/2013 11:24

Është hapur shkolla e parë serbe në Shqipëri.

Kjo shkollë është hapur në fshatin Hamil të Komunës Qendër në Fier.

Rreth 100 fëmijë serbo-boshnjakë do të ulën në bankat e kësaj shkolle.

Në ceremoninë e hapjes së shkollë ka qenë i pranishëm edhe Ambasadori i Serbisë në Tiranë Mirjolub Zariq.

“Duhet vlerësuar çelja e kësaj shkolle në fshatin Hamil. Shkolla jo vetëm mban ndezur dhe të gjallë gjuhën amtare për vetë komunitetin serb të kësaj zone, por është një domethënie dhe vlerë në marrëdhëniet mes dy popujve  si dhe shtetit shqiptar dhe atij serb”, është shprehur Ambasadori Zariq, shkruan Gazeta Tema.

Ndërsa kryetari i shoqatës serbe “Jedinstvo” Eqerem Duleviç ka shprehur keqardhjen për mospjesëmarrjen  në këtë ceremoni të përfaqësuesit të Avokatit të Popullit dhe drejtuesve vendor.

Në Qarkun e  Fierit jeton një komunitet prej afro 2000 familjesh serbo-boshnjake.