Shkoi në ligjërata, kur u kthye nuk e gjeti laptopin (Foto)

Shuajb Blakçori e parkoi veturën sot në parkingun e kampusit të Universitetit të Prishtinës.

Lajme

15/03/2016 15:33

Ai shkoi në ligjërata, por në veturë la diçka të vlefshme të cilën kur u kthye nuk e gjeti, shkruan lajmi.net

Blakçorit, hajnat ia thyen xhamin e veturës dhe ia vodhën kompjuterin laptop.

“Unë filloj me i mbajtë ligjeratat dhe shpërndaj një aplikacion për punë, kur ato përfundoj në këtë gjendje e gjej veturën time! Ndoshta jo rastësi, ndoshta një ‘vërejtje’ e lehtë! Unë vazhdoj, dhe nuk ndalem!”, ka shkruar ai në facebook. /lajmi.net

shuajbi 1 shuajbi 2 shuajbi 3 shuajbi