Shkoi në hotel me 5 yje, por shokohet nga ajo që gjen mbi krevat – Lajmi.net
Shkoi në hotel me 5 yje, por shokohet nga ajo që gjen mbi krevat
Autori: Lajmi.net FunKuriozitete 19:24, 13 August 2017
Në turne, ekskursione apo udhëtime tjera shpesh ju rastis që të përdorni shërbimin e hotelerive. Qëndrimi në hotele ka sfidat e veta nisur që nga çmimi, pastërtia, komoditeti dhe shërbimi. Gjithnjë shpresoni që të gjeni jo ndoshta kushte të hoteleve me 5 yje, por kushte të përshtatshme qëndrimi.

Klientët e hoteleve jo rrallëherë ndeshen me surpriza të pakëndshme gjatë qëndrimit në hotele dhe me sa duket njëri prej tyre ka qenë mjaft dinak për ta vërtetuar këtë papërgjegjshmëri.

Një përdorues i rrjetit social “Reddit” ka ndarë një incident tronditës, sipas tij, që i ka ndodhur në një hotel.

Kur hyra në dhomë, shkruan ai, gjithçka ishte e pastër dhe në vendin e vet. Ai u shtri për të pushuar dhe papritur dëgjoi zhurmën e një letre në shpinën e tij. Duke u përpjekur të mësonte se nga vinte zhurma dhe ai gjeti nën mbulesën e krevatit këtë shënim që e kishte lënë një mysafir i  mëparshëm në atë dhomë.

Nëse jeni duke e lexuar këtë shënim dijeni që pastrueset e hotelit nuk i kanë lëvizur rrobat e shtratit”, shkruante në letër.

Çfarë mund të thoni për këtë rast ? Ndoshta kjo është gjëja më e neveritshme që dikush mund t’u thotë për dhomën që keni paguar para për të qëndruar dhe çlodhur. Kush e di se sa kohë kishte ky shtrat që nuk pastrohej…

Këto lloj historish duhen ndarë me të tjerët në mënyrë që stafi i hotelit të tregohet më i ndërgjegjshëm në detyrat e tij!

 
Fjalët kyçe: hotel me 5 yje, shok, shtrat

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play 8 Ball Pool
  • Play Urban Basketball
  • Play Berry Rush
  • Play Bubble Trouble