Shkodran Mustafi, fjalë të rënda për Shqipërinë

Lojtari i Valencias, Shkodran Mustafi ka kritikuar mënyrën sesi kombëtarja e Shqipërisë është duke u trajtuar talentët e saj.

Sport

01/10/2014 21:03

Shkodran Mustafi ka thënë se Shqipëria duhet të gjejë lojtarë të rinj dhe ti bëj ata yje, e jo të kërkojë lojtarë të gatshëm, që janë forcuar në skuadrat tjera.

“Familjen e kam nga Shqipëria, mirëpo unë kam lindur dhe jam rritur në Gjermani. Kam luajtur futboll për të gjitha moshat e kësaj kombëtareje. E dashuroj këtë kombëtare pasi më ka bërë ky që jam sot. Zgjedhja nuk ishte e vështirë për mua”.

“Shqipëria duhet të gjejë lojtarët e rinj që janë të talentuar dhe ti bëj të mëdhenj, e jo të pres lojtarët e gatshëm që janë formuar në shtetet tjera”.

“Nuk do të thotë nëse ke vetëm origjinë shqiptarë të luash për Shqipërinë. Nëse një futbollist bëhet i mirë, atëherë atë e kërkojnë të gjithë”, përfundoi Shkodran Mustafi deklaratën e tij për Marca.