Shkëputet Reali

Real Madridi është shkëputur në tabelë, pas fitores së thellë që e regjistroi ndaj Levantes me rezultat 3:0. Cristiano Ronaldo e nisi serinë e golave të gjigantit madrilen në minutën e 11’të, ndërsa më pas shënuan edhe Marcelo (49’) e Nikos Karabelas (81’) autogol. Duhet cekur se ‘Los Blancos’ luajtën me një lojtar më pak…

Sport

09/03/2014 19:54

Real Madridi është shkëputur në tabelë, pas fitores së thellë që e regjistroi ndaj Levantes me rezultat 3:0.

Cristiano Ronaldo e nisi serinë e golave të gjigantit madrilen në minutën e 11’të, ndërsa më pas shënuan edhe Marcelo (49’) e Nikos Karabelas (81’) autogol.

Duhet cekur se ‘Los Blancos’ luajtën me një lojtar më pak nga minuta e 64’t, pas ndëshkimit me karton të kuq të David Navarros.

Pas kësaj fitoreje, Reali e ruajti avantazhin prej tre pikësh ndaj Atletico Madridit, ndërsa e lë prapa katër pikë Barcelonën, e cila mbrëmë dështoi, duke humbur nga Valladolidi, 1:0.

Me këtë rast, Merengues e bënë një tjetër hap të rëndësishëm drejt titullit të kampionit në La Liga.