Shkëndija tallet keq me Milanin

Pas krizës së madhe të klubit italian, Shkëndija ka shkruar se tetovarët janë kuqezinjtëe vërtetë.

Sport

19/12/2017 20:29

Klubi i Shkëndijës është tallur keq me Milanin, përcjellë “Lajmi.net”.

Pas krizës së madhe të klubit italian, Shkëndija ka shkruar se tetovarët janë kuqezinjtëe vërtetë.

“I dashur Milan. Ne po ndjekim në mënyrë të vazhdueshme progresin tuaj sepse miqtë nuk duhet të harrohen, dhe në këtë moment, na rezulton se ne jemi kuqezinjtë më të suksesshëm.

Mbani mend, se forma është e përkohshme, por klasi është i përhershëm. Kështu që, forca miq”, shkruan Shkëndija. /Lajmi.net/

shkendija