Shkëndija shpallet kampione e Maqedonisë

Paraqitjet e mira këtë sezon i janë shpërblyer Shkëndijës së Tetovës.

Sport

22/04/2018 18:00

Skuadra shqiptare ka arritur të fitojë titullin e parë të kampionit të Maqedonisë.

Me fitoren 2:0 ndaj Shkupit në shtëpi, Shkëndija ka arritur të shpallet kampion.

Ky është titulli i parë i kampionit për Shkëndijën që është themeluar në vitin 1979.

Pas 29 xhirove, Shkëndija numëron 75 pikë, 26 më shumë se Vardari./Lajmi.net/