Shkëndija mposhtet në Norvegji, shpreson për ndeshjen e kthimit

Shkëndija e Tetovës e ka humbur ndeshjen e parë të ‘Play Off’ për kualifikim në fazën e grupeve të Ligës së Evropës.

Sport

23/08/2018 22:35

Skuadra shqiptare është mposhtur 3:1 nga norvegjezët e Rosenborg në udhëtim.

Vendasit patën një pjesë të parë për t’u mbajtur mend, kur shënuan tri gola për 3:0.

Jebali, Bendtner dhe Levi shënuan për Rosenborg.

Shkëndija në pjesën e dytë arriti të ngushtonte epërsinë në 3:1 përmes Junior, për t’i mbajtur gjallë shpresat për ndeshjen e kthimit, për të mbajtur gjallë ëndrrën Liga e Evropës./Lajmi.net/