Shkëndija mëson kundërshtarin e radhës në Ligën e Evropës

Shkëndija e Tetovës ka mësuar kundërshtarin me të cilin do të takohet në raundin e tretë kualifikues për Ligën e Evropës.

Sport

20/07/2017 20:41

Skuadra shqiptare që eliminoi HJK, në raundin e tretë do të takohet me skuadrën nga Lituania, Trakai.

Trakai në raundin e dytë eliminoi pas penalltive Norrkopingun e Suedisë, skuadër kjo që ka mposhtur në dy ndeshjen Prishtinën.

Ndeshja e raundit të tretë, zhvillohen më 27 korrik dhe 3 gusht./Lajmi.net/