Shkëndija e Tetovës mendon për vazhdimësinë, “blindon” katër futbollistë

Shkëndija e Tetovës mendon për vazhdimësinë edhe pas triumfit të dyfishtë sezonal. Klubi kuqezi ka rinovuar kontratat me katër elementë shumë të rëndësishëm të skuadrës, Eminin, Muratin, Bojkun dhe Todorovskin.

Sport

01/06/2018 21:06

Pas një sezoni historik, në të cilin u fitua kampionati dhe Kupa, drejtuesit dhe futbollistët në fjalë gjetën akordin për vazhdim të bashkëpunimit edhe për periudhën që pason, duke firmosur kontrata të reja. Mbrojtësi Mevlan Murati do të jetë kuqezi edhe për 3 vite, Bllagoja Todorovski ka nënshkruar për 1+1, mesfushori Besmir Bojku 2+2 dhe sulmuesi Izair Emini edhe për një vit. Ndërkohë kryesia vazhdon të punojë intenzivisht në mbylljen e bisedimeve edhe me lojtarët tjerë, për të pritur pa paqartësi fillimin e përgatitjeve verore.

Kohëzgjatja e kontratave

Mevlan Murati                  3 vite

Besmir Bojku                     2+2 vite

Bllagoja Todorovski          1+1 vit

Izair Emini                          1 vit