Shkenda Dubova shikon nga afër ndeshjen Z-Mobile Prishtina – Donar Groningen

Është duke u zhvilluar ndeshja basketbollistike 'Z mobile Prishtina' dhe Donar Groningen.

ShowBiz

20/09/2018 21:44

Këngëtarja nga Gjilani, Shkenda Dubova ka postuar disa fotografi në llogarinë personale, Instagram teksa tregon se është duke shikuar ndeshjen nga afër, shkruan lajmi net.

“Tri metra”, ka shkruar në njërën nga fotografitë e saj për basketbollistin, Boukachou. Shkenda me këto bën të ditur se është e tifoze e zjarrtë e klubit të Prishtinës.

Ndryshe, klubi i basketbollit Z-Mobile Prishtina, ka nisur sonte paraqitjen në edicionin e sivjemë të Ligës së Kampionëve. /Lajmi.net/