Të jesh i dashuruar është si të jesh i dehur, thonë shkencëtarët

Poetët, këngë-shkruesit dhe autorët shpesh kanë shkruar për efektin e të rënit në dashuri.

Lifestyle

22/05/2015 12:50

Por, një studim i ri sugjeron se hormoni i dashurisë, oksitocini, ka efekte të ngjashme me dehjen.

Hulumtuesit gjetën se oksitocini jo vetëm që i bën të dashuruarit të ndjehen të relaksuar, të lumtur dhe të sigurt, por ai gjithashtu mund të krijojë agresion, xhelozi dhe arrogancë, transmeton Lajmi.net.

Oksitocini është një hormon që prodhohet në një pjesë të trurit të quajtur ‘hipotalamus’ dhe luan një rol të rëndësishëm në rënien në dashuri dhe krijimin e miqësive.

Shkencëtarë nga Universiteti i Birminghamit bënë disa teste për të zbuluar nëse efektet e pirjes së alkoolit ishin të ngjashme me ato të oksitocinit.

Dr. Ian Mitchell, nga Dega e Psikologjisë në Universitetin e Birminghamit, tha: “Ne grumbulluam kërkime ekzistuese të oksitocinit dhe alkoolit, dhe ata dolën se kanë shumë ngjashmëri të pabesueshme.”

Ata duket se synojnë receptorë të ndryshëm brenda në tru, por shkaktojnë veprime të ngjashme, transmeton Lajmi.net.

“Këto qarqe nervore e kontrollojnë atë se si ne e perceptojmë stresin apo ankthin, veçanërisht në situata të tilla si intervista pune, apo ndoshta edhe deri te guximi për t’i kërkuar dikujt për të dalë në takim me ne,” vazhduan hulumtuesit.

“Marrja e komponimeve të tilla si oksitocin dhe alkool mund të bëjë që këto situata të duken më pak të frikshme.”

Oksitocini rritë sjelljet pro-sociale si altruizmi, bujaria dhe ndjeshmëria, ndërsa na bën më të gatshëm që t’i besojmë të tjerëve. Këto efekte ndodhin për shkak që hormoni duket se largon frenat në kontrolluesit social në tru si frika, ankthi dhe stresi në mënyrën e njëjtë siç e bënë edhe alkooli.

Hulumtuesit thonë se kjo shpjegon atë se pse shpesh në takimet e para pihet alkool për t’i fshehur ndjenjat e dashurisë.

Dr. Steven Gillespie tha: “Ideja për të pirë alkool është që të largohen pengesat e menjëhershme si frika dhe ankthi. Oksitocini duket se i ka efektet e njëjta si alkooli, sipas testimeve laboratorike.”

Njerëzit mund të bëhen më agresiv, më mendjemëdhenj dhe të xhelozojnë më shumë gjatë efektit të oksitocinës.