Shkencëtarët do të arrijnë të ndalin plakjen

Një artikull i botuar kohët e fundit në The Guardian dhe NY Times, përshkruan një zbulim të ri në ADN-në tonë, në thelb duke aluduar se mosha jonë është e lidhur me funksionin e ADN-së – e cila matë kështu moshën biologjike të indeve dhe organeve tona.

Lifestyle

29/06/2015 19:56

Kjo ‘orë’ në ADN-në tonë tregon se përderisa shumë inde plaken në një ritëm të njëjtë si trupi, disa prej tyre plaken më shpejtë ose më ngadalë.

Përveç kësaj, plakja e organeve të sëmura u gjet se ishte më e madhe – rreth 10 vite më “të vjetra” se organet e shëndetshme në të njëjtin person, transmeton Lajmi.net.

Tani, hulumtuesit thonë se studimi i këtyre mekanizmave prapa kësaj ore biologjike do të ndihmojë në kuptimin e procesit të plakjes tek njerëzit, dhe kështu përfundimisht do të arrihet që të ngadalësohet plakja apo të ndalet tërësisht.

Për të kaluar një hap më tej, çfarë nëse njerëzit mund të shpëtojnë nga plakja tërësisht? Çfarë nëse njerëzit do të mund të zgjidhnin moshën të cilën do të dëshironin të jenë, dhe pastaj të jetojnë për sa kohë që dëshirojnë?

Ky zbulim me të vërtetë të bën të pyesësh për kohën. Çfarë është koha? A është ajo një funksion i ADN-së? A është një perceptim i yni mendor? Apo është diçka e kufizuar vetëm në këtë dimension fizik?

Duket se shkencëtarët shumë shpejtë do të jenë në gjendje që të manipulojnë me ADN-në përmes një teknologjie të re në të ardhmen, transmeton Lajmi.net.

Nëse kjo çfarë po thuhet për aktivizimin e ADN-së është e vërtetë, atëherë ndoshta në të ardhmen njerëzit do të jenë në gjendje që të qëndrojnë gjatë gjithë kohës të rinj. Nëse kjo bëhet e mundur, atëherë shkencëtarët do të rivendosin orën natyrale biologjike, dhe të bëjnë që njeriu të qëndrojë i ri përgjithmonë!