Shkencëtarët zhvillojnë vezë njerëzore në laborator – Lajmi.net
Shkencëtarët zhvillojnë vezë njerëzore në laborator
Autori: Lajmi.net FunKuriozitete 23:37, 12 February 2018
Vezët njerëzore janë zhvilluar me sukses në laborator për herë të parë, kanë bërë të ditur hulumtues nga Universiteti në Edinburgh.

Ekipi ka njoftuar se kjo teknikë mund të çojë në mënyra të reja të ruajtjes së fertilitetit të fëmijëve që u nënshtrohen tretmaneve për kancer.

Gjithashtu është një mundësi për të eksploruar zhvillimin e vezëve të njerëzve, një pjesë e madhe e së cilit është ende mister për shkencën.

Ekspertët kanë deklaruar që ishte një zbulim mjaft i rëndësishëm, megjithatë ende ka nevojë për punë para se të nis përdorimi klinik.

Gratë lindin me vezë të pazhvilluara në vezore të cilat zhvillohen plotësisht vetëm pasi të kalojnë pubertetin. Pas disa dekadave pune tani shkencëtarët mund të zhvillojnë vezët plotësisht jashtë vezoreve.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO