Shkencëtarët zhvillojnë një enzimë që mund të konvertojë gjakun në çdo grup

Kur jeni në spital dhe keni nevojë për një transfuzion gjaku, çfarë ndodhë nëse në spital nuk gjendet lloji i gjakut tuaj? Ky është një problem që shkencëtarët janë munduar ta zgjidhin për dekada të tëra, dhe siç duket ata më në fund e kanë arritur.

Lifestyle

01/05/2015 18:39

Duke modifikuar një enzimë të hequr nga antigjenet nga lloji i gjakut A dhe B, ata kanë arritur ta bëjnë atë një lloj gjaku universal.

Antigjenet e A dhe B janë sheqerna që gjenden në sipërfaqen e qelizave të kuqe të gjakut. Është kombinimi i këtyre antigjeneve që sjellë katër llojet kryesore të gjakut: A, B, AB dhe O.

Kjo është ajo që e përcakton se cilin gjak mund ta pranoni dhe kujt mund t’i jepni gjak. Kështu që lloji O mund t’i dhurohet çdokujt përderisa qelizat e gjakut nuk kanë as antigjen, të gjitha llojet e tjera mund të shkaktojnë rreziqe shëndetësore nëse i jepet ndonjë pacienti të gabuar, transmeton Lajmi.net.

Ideja e konvertimit të llojeve të gjakut ka ekzistuar që nga viti 1980, me një ekip në Nju Jork që ishte në gjendje të demonstrojë një enzimë të nxjerrë nga fasulja e kafes së gjelbër që ishte në gjendje t’i heqë antigjenet B nga qelizat e kuqe të gjakut.

Hulumtimet mjekësore tregojnë se gjaku mund t’u transferohet njerëzve edhe me grup tjetër të gjakut. Sidoqoftë, reaksioni i enzimës ishte joefikas, sepse kërkonte vëllim të madh në temperaturë të lartë për t’u konvertuar në qeliza të gjakut dhe për ta bërë procesin praktik.

Sidoqoftë, shkencëtarë nga Universiteti i Kolumbisë kanë krijuar një enzimë që potencialisht mund të zgjidhë këtë problem. Punon në të njëjtën mënyrë, duke i larguar antigjenet problematike, dhe në mënyrë efikase duke e kthyer gjakun A dhe B në llojin O, transmeton Lajmi.net.

Ekipi i shkencëtarëve krijoi enzimën përmes një procesi të njohur si “evolucioni i drejtuar”. Kjo është një metodë e inxhinerisë së proteinave që është e bazuar në seleksionimin natyror dhe lejon një përdorues të evoluoj një proteinë, të tillë si enzimë.

Puna e tyre nuk është kryer ende. Përderisa enzima ishte në gjendje për të hequr shumicën e antigjeneve të tipit A dhe B të gjakut, ajo nuk ishte në gjendje për t’i hequr të gjitha. Pasi që sistemi imunitar është shumë i ndjeshëm ndaj grupeve të gjakut, shkencëtarët së pari duhet të jenë të sigurt se të gjitha antigjenet mungojnë.