Shkencëtarët zbulojnë të vërtetën për ishullin e 887 statujave gjigante

Kush i ka krijuar statujat gjigante në ishullin e fshehtë? Për çfarë arsye janë krijuar? Nga kanë arritur krijuesit e tyre dhe si janë zhdukur? Çfarë dimë saktësisht për ishullin? Dikur i quajtur Rapa Nui, ishulli është territor i Kilit, i vendosur në jug të oqeanit Paqësor. Është një nga vendet më të distancuara në hartën e botës.

Fun

12/12/2017 10:00

Ishulli është 63 milje katror dhe ka plot 887 statuja.

Ja disa fakte që mund të mos i dini:

Statujat quhen Moai. Ato filluan të zbulohen në shekullin XIII dhe XV. Këto statuja njihen falë fytyrave të tyre të veçanta. Kanë hundë të mëdha, veshë drejtkëndor, vetulla të mëdha dhe sy të thellë dhe mjekër të gjerë.

Është kuriozitet se si hundët e tyre janë në formë të grepit të peshkut, transmeton humanheyday.com

Fillimisht njerëzit menduan se statujat janë të ndërtuara vetëm me kokë. Mirëpo befasisht rezultoi se të gjithë ata i kanë trupat të cilat janë të ngjitur me kokën që ka dalur në sipërfaqe.

Është zbuluar në maj të vitit 2012. Trupat kanë qenë nën tokë. Statujat kanë qenë shumë të gjata. Më e larta është 33 këmbë e gjatë dhe peshon 90 ton.

Megjithatë, një statujë e cila është ende pa dalur në sipërfaqe, sipas shkencëtarëve mendohet se arrin 70 këmbë lartësi dhe peshon diku rreth 297 ton.

Shumica e statujave janë gdhendur me një material të quajtur shtuf, i cili në fakt, përbëhet nga hiri i ngjeshur vullkanik.

Vetëm disa statuja kanë qenë të zbuluara plotësisht, në vendin e fshehtë të quajtur Ahu Akivi. Megjithatë është një statujë e veçantë e cila është gjetur në breg të oqeanit dhe e ka pamjen më shumë të ngjashme me njerëzit, madje ka edhe mjekër më të gjatë se të tjerët.

Gjithsesi, si janë lëvizur këto statuja në të gjithë vendin? Sipas shkencëtarëve besohet se ata janë lëvizur me anë të mijëra njerëzve. Mirëpo si janë zhdukur ata njerëz?

Sipas tyre, për të lëvizur statujat, njerëzit e asaj kohe i kanë prerë drunjët dhe i kanë lëvizur, duke shpresuar se drunjtë do të rriten shumë shpejt.

Prandaj, nuk shkoi kohë e gjatë dhe njerëzit filluan të ndjejnë uri, filluan luftërat dhe kanibalizmi. Në këtë mënyrë thuhet se u zhduk populli që ka qenë aty, ndërsa më vonë erdhën evropianët për ta vizituar vendin dhe kështu statujat dolën ngadalë në pah. /Lajmi.net/