Shkencëtarët zbulojnë si të shpëtohet shkrirja e Antarktidës (Foto)

Niveli i detërave do të rritet dhe të gjitha vendet bregdetare mund të rrezikohen seriozisht nga përmbytjet, nëse nuk bëhet asgjë për ta ndalur shkrirjen masive të akullit të detit në Antarktidë.

Fun

16/06/2018 19:39

Këtë e mbështesin nëntë shkencëtarët që kanë marrë çmime nëpër dekada duke studiuar kontinentin e akullt dhe ujërat përreth tij, raporton BBC, transmeton lajmi.net

Ata propozojnë dy skenarë, bazuar në të dhënat sipas autorëve, se ç’mund të ndodhë nëse bota nuk bën asgjë.

Pse duhet të kujdesemi për Antarktidën?

Penguins, Seals, and Krill: Antarctica's fragile food chain

Ka pinguina të mrekullueshëm që jetojnë atje, por natyrisht kjo nuk është e vetmja arsye pse duhet të kujdesemi për Antarktidën. Ajo është e mbuluar nga akullat që kanalizohen në oqeane nëpërmjet një rrjeti të akullnajave dhe akullnajave.

Kohët e fundit, kontinenti ka parë një reduktim në shkallën e rafteve akullore lundruese. Raftet janë zvogëluar në numër për shkak të ngrohjes së planetit tonë, mendojnë shkencëtarët, transmeton lajmi.net

Kontinenti është veçanërisht i ndjeshëm ndaj efekteve të ndotjes. Vrima në ozon, e cila është e përqendruar në këtë rajon, shkaktohet pjesërisht nga çlirimi i klorofluorokarboneve që vijnë nga kondicioneret ajrore, kanaçe aerosole e procese të tjera. Vrima lejon të depërtojë drita ultravjollcë, e cila kontribuon në temperatura të larta. Era e fortë perëndimore, edhe për shkak të ndryshimeve klimatike dëmton akullin e detit, transmeton lajmi.net

Rritja e aciditetit të oqeanit, provlemi tani numër një në tërë botën, për shkak të rritjes së sasisë së dioksidit të karbonit nga ndotja, gjithashtu dëmton kafshët që jetojnë në ujëra dhe mund të shkaktojë probleme riprodhuese edhe tek peshqit.

Skenari i tmerrshëm
Në skenarin e parë të paraqitur në raportin e ri, nëse askush nuk bën asgjë për të reduktuar emetimet e gazrave serrë dhe planeti vazhdon të ngrohet, Oqeani Jugor dhe Antarktiku mund të shkrihen në masë të madhe: Rreth një e katërta e vëllimit të akullit të detit ndoshta do të zhduket deri në vitin 2070.
Kjo është në krye të normës rekorde në të cilën kontinenti tashmë po humbet akullin e detit. Sipas një studimi të ri, Antarktida ka humbur mesatarisht 53 miliardë deri në 71 miliardë tonë metrikë akull midis viteve 1992 dhe 2011.
Nëse akulli i detit shkrihet, kjo do të thotë një rritje në nivelet e detrave rreth globit. Në rastin më të keq, deri në vitin 2070, deti ndoshta do të rritet rreth gjysmë metër nga ku ishte në vitin 2000. Brigjet amerikane ndoshta do të shihnin rritje edhe më të lartë të detit, që do të bënte kërdi që do të ishte e pakthyeshme. Do të shkaktonte rreth 1 trilionë dollarë në dëm vetëm në Shtetet e Bashkuara, besojnë studiuesit.
Në këtë skenar, temperatura mesatare do të rritet rreth 3.5 gradë Celsius. Kombet e Bashkuara konsiderojnë një rritje 2 gradë e cila edhe është “katastrofike”.

Skenari optimist

Nëse të gjithë do të punojmë së bashku duke kufizuar gazrat serrë deri në vitin 2070, skenari i dytë parashikon që ka një shans që Antarktida të jetë e ngjajshme me atë që është tani.

Fletët e akullit ende do të dobësoheshin, por kjo veçse do të ngadalësohej, ashtu siç do të rritej aciditeti i oqeanit.

Disa nga speciat më të ndjeshme do të vazhdonin në rënie të popullsisë, por speciet tjera do të përshtateshin.

Rënia e vazhdueshme e akullit të detit do të vazhdonte t’i detyronte kafshët që të ambientohen me sfidat dhe mënyrën se si do të ushqeheshin.

Stabilizimi i akullit do të mund të zvogëlonte frekuencën me të cilën ndodhin ngjarje ekstreme të cilat lëndojnë këto specie, transmeton lajmi.net

Teknologjia e zhvilluar për të ridizajnuar bazat e Antarktidës pas këtyre ndryshimeve mund të përdoret për të përmirësuar menaxhimin e mbeturinave në pjesë të tjera të botës. /Lajmi.net/The penguins aren't the only ones who could be hurt by rising seas.