Shkencëtarët zbulojnë si t’ua ngarkojnë trurin me dituri

Disa hulumtues pohojnë se kanë krijuar një imitues që mund të transmetojë direkt informacione në trurin tuaj, duke ua bërë menjëherë trurin të njohur me zhvillimet përreth jush, brenda një periudhe shumë të shkurtër.

Bota

01/03/2016 13:18

Hulumtuesit nga laboratori ‘HRL’ në Kaliforni, thonë se kanë gjetur një mënyrë që plotëson të mësuarit në një shkallë shumë të lartë, në krahasim me atë që e mësojmë ne çdo ditë, transmeton lajmi.net.

Ky studim ka ardh në përfundim se kjo metodë përmes vënies së një kapele në kokë dhe duke stimuluar trurin me anë të elektrodave, përmirëson shumë aftësinë e të mësuarit.

“Sistemi ynë është një nga të parët e këtij lloji. Ky është një sistem i stimulimi të trurit “, tha doktor Mateu Phillips.

“Detyra specifike që ne kemi testuar është si të mësojë një i papërvojë të bëhet pilot në avion me anë të kësaj strategjie dhe kjo ka funksionuar.”

Në këtë mënyrë truri juaj ndryshon fizikisht dhe krijohen disa lidhje të forcuara që quhen neuro-plasticitet, dhe mënyra e juaj e të menduarit do të ndryshojë krejtësisht. /Lajmi.net