Shkencëtarët zbulojnë ‘shërimin’ për varësinë nga duhani

Një enzimë që “e han nikotinën sikur Pac-Man” besohet të jetë shërimi për varësinë nga duhani.

Lifestyle

11/08/2015 08:47

Shkencëtarët mendojnë se kjo mund të jetë një ndihmesë e madhe, për të pastruar nikotinën në gjak, para se të mbërrijë në tru.

Në anën tjetër, me anë të kësaj enzime, mund të pastrohen trupat e duhanpirësve kronik, që tymosin për një kohë të gjatë.

Profesori Kim Janda, nga Instituti Scripps, ka thënë se “ky lloj mjekimi është në faza të hershme, por tani mund të thuhet se ka sukses”.

Sipas hulumtimeve, ky lloj bakteri ekziston në natyrë dhe mund të gjendet në fushat ku rritet duhani.

Ky hulumtim që është bërë për afro 30 vite në laborator, është botuar në “Journal of the American Chemical Society”. /Telegrafi