Shkencëtarët zbulojnë se si të jemi të lumtur në jetë

Lumturia është një subjekt abstrakt. Çfarë është lumturia e vërtetë mund të diskutohet përgjithmonë. Por a ka ndonjë rregull që duhet të ndjekim për të mësuar se si të qëndrojmë të lumtur gjatë gjithë kohës?

Lifestyle

09/01/2015 21:20

Shkencëtarët kanë zbuluar më në fund se çfarë duhet të bëjmë që të ndjehemi gjithmonë të lumtur.

1. Çfarë mendoni është ajo çfarë veproni
Të menduarit pozitiv mund të ndikojë në performancën tuaj. Eksperti Shawn Achor beson se vetëm 10% e jetës tuaj është e ndikuar nga ajo çfarë ndodh rreth jush. Pjesa tjetër prej 90% është se si ju vetë reagoni dhe si veproni në situata të ndryshme. Nëse e merrni vendimin e duhur, rezultati gjithmonë do të jetë pozitiv, transmeton Lajmi.net. Në mënyrë që të merrni vendimin e duhur, të menduarit tuaj duhet të jetë pozitiv apo me fjalë të tjera, konstruktiv. Ndërtoje lumturinë tënde me anë të mendjes tuaj. Ju kurrë nuk do të bëheni të pasur, të famshëm apo të suksesshëm nëse e ngarkoni kokën tuaj me mendime negative. Idetë negative e shkatërrojnë brendësinë tënde dhe gjithashtu atë jashtë. Mendimi konstruktiv rritë produktivitetin dhe energjinë për më shumë se 30%. Përdoreni fuqinë e mendjes tuaj!

2. Shpëtoni nga mendimet negative
Njerëzit janë të ndryshëm dhe temperamentet e tyre ndryshojnë. Disa prej nesh lejojmë që mendimet negative të na kontrollojnë mendimet tona. Kjo shkakton probleme në jetën tonë. Ka shumë teknika të cilat ndihmojnë se si të shpëtoni nga mendimet e këqija. Njëra nga këto teknika është ndërtuar nga një universitet në Spanjë. Çfarë ata sugjerojnë është se ne duhet t’i shkruajmë të gjitha mendimet tona negative në një letër dhe më pas ta shkatërrojmë atë letër duke e larë atë me lotët tanë apo duke e djegur. Nëse bëhet kjo rregullisht, kjo metodë funksionon shumë mirë.

3. Mbani shënime për gjërat pozitive
Bëhuni mirënjohës për çdo gjë që keni arritur në jetën tuaj. Ka gjithmonë gjëra të mira në jetën e gjithëkujt. Fokusohuni vetëm në atë se çfarë ju bënë të lumtur. Mbani shënime për ngjarjet e këndshme që kanë ndodhur dhe ndjehuni mirënjohës për gjithë atë çfarë jeta ju ka dhënë, transmeton Lajmi.net.

Është fakt se truri ynë nuk mund të shpëtojë nga mendimet e këqija menjëherë, megjithatë, shkencëtarët kanë dëshmuar se ajo çfarë mund të ndihmojë është që të fillojmë të përqendrohemi në gjëra pozitive se sa në ato negative.