Shkencëtarët zbulojnë qelizat e trurit të cilat e kontrollojnë oreksin

Qelizat gliale në tru mund të luajnë një rol qëndror në rregullimin e oreksin, kanë zbuluar neuroshkencëtarët 'MIT', në një studim të tyre.

Lifestyle

19/10/2016 18:40

Në një eksperiment të kryer tek minjtë, ekipi hulumtues kanë vërejtur se aktivizimi i qelizave gliale shkakton reagim të tepruar ndërsa shtypja e aktivitetit të tyre dërgon në rënie të konsiderueshme të oreksit.

Shkencëtarët shprehen optimist sa i përket gjetjeve të reja, sepse me anë të tyre do të bëhet më e lehtë lufta kundër mbipeshës dhe problemeve të tjera me oreksin.

“Në vitet e fundit, aktivitetet jonormale të qelizave gliale kanë qenë të implikuara shumë në çrregullimet neurodegjenerative. Ka gjithnjë e më shumë dëshmi në rolin e rëndësishëm që kanë qelizat gliale në modulimin e funksioneve nervore dhe në ndërmjetësimin e çrregullimeve të trurit”, shprehet autori kryesor i studimit Guoping Feng, në një njoftim për shtyp, transmeton lajmi.net

Gjatë eksperimentit, hulumtuesit analizuan qelizat gliale të vendosura në hipotalamus, një pjesë e trurit që prej kohësh ka qenë e lidhur me çrregullimet e oreksit, humbjes së energjisë dhe çrregullimeve të gjumit.

Ndërsa, gjatë shqyrtimit të analizave, shkencëtarët kanë identifikuar dy grupe kryesore të neuroneve të cilat ishin AgRP dhe POMC – e para stimulon të ushqyerit, ndërsa e dyta shtypë dëshiren për ushqim.

Autorët kanë treguar se këto hulumtime kanë qenë të vështira, për të mos thënë të pamundura, për shkak të teknologjisë më pak të zhvilluar, ndërsa tani ka më shumë shpresë që obeziteti dhe sëmundjet tjera të lidhura me të ushqyerit të luftohen./lajmi.net