Shkencëtarët zbulojnë mënyrën për ndryshimin e kujtesës

Kujtimet traumatike mund të kalohen në kujtime të këndshme përmes një drite të lehtë, pohojnë shkencëtarët.

Auto & Tek

30/08/2014 00:18

Mjekët një ditë do të jenë në gjendje që të përdorin një teknikë të re për trajtimin e ushtarëve me kujtime post-traumatike ose pacientët me efekte të mëdha negative nga fobitë, transmeton Lajmi.net.

Metoda, e cila është përdorur në minj, premton mundësinë për të ndryshuar kujtesën – një koncept që deri më tani ka qenë vetëm në filma fanta-shkencorë.

Trajtimi punon në mënyrë të ngjajshme me neutralizuesin imagjinar, të përdorur nga Tommy Lee Jones dhe Will Smith në filmin ‘Men in Black’ – një dritë e ndritshme që ndryshon kujtimet pasi që përdoruesi i dikton ato.

Përpjekja për të zbuluar mënyrën për të ndryshuar apo fshirë kujtimet është ndjekur nga një numër i shkencëtarëve, pasi që dëmtimet në tru nga kujtimet traumatike kanë marrur hov të madh.

Neurologët në Institutin e Teknoligjisë Massachusetts në SHBA tani kanë zbuluar rrugën e trurit nëpër të cilën kalojnë kujtimet dhe emocionet, transmeton Lajmi.net.

Një grup i mijve të studiuar u është dhënë kujtime ‘frike’, duke i goditur ata me një goditje elektrike në këmbë, ndërsa të tjerëve u janë dhënë kujtime të ‘mira’ duke i vendosur në të njëjtin kafaz me minjët femra.

Përderisa kujtesa e tyre formohej, studiuesit monitoruan se cilat qeliza nervore të quajtura neurone, ishin aktivizuar në atë kohë.

Kujtesa më pas ishte riaktivizuar duke përdorur pulse të dritës, për të shkaktuar të njejtat neurone që të aktivizohen, dhe kështu minjët treguan sjellje të frikshme apo të lumtur, në bazë të së cilës kujtesë ata e kishin caktuar.

Ekipi pastaj ndryshoi gjatësinë e valëve të dritës, për t’i transferuar neuronet në pjesë të ndryshme të trurit, në mënyrë efektive duke anuluar ndikimin emocional të kujesës.

Studiuesit tani janë duke hetuar se a ka ndonjë efekt në depresion reaktivizimi i kujtimeve të lumtura, me shpresën se do të identifikojnë objektiva të reja për të krijuar barëra për trajtimin e depresionit dhe çrregullimeve të stresit post-traumatik, transmeton Lajmi.net.