Shkencëtarët zbulojnë ilaqin për lënien e duhanit

Një ilaç për lënien e duhanit i bazuar në një proteinë që gjendet në tokë mund të ndihmojë duhanpirësit ta lënë duhanin lehtësisht, kanë treguar disa studime të zhvilluara së fundmi.

Lifestyle

19/10/2018 16:08

Testimet tek minjtë kanë treguar se medikamenti në fjalë ka shpërberë nikotinën në trupat e tyre para se të arrinte trurin.

Kjo e ka bërë më të lehtë përballjen me nikotinën për ta dhe ka ulur shenjat e problemeve siç janë sjelljet irrituese.

Shkencëtarët nga Instituti për Hulumtime Scripps, të cilët edhe e kanë krijuar këtë ilaç, po planifikojnë ta testojnë tek njerëzit.