Shkencëtarët tregojnë përfundimisht sa kalori shpenzoni gjatë marrëdhënies intime

Kur bëhet fjalë për djegien e kalorive, nëse u jepni njerëzve zgjedhjen në mes të një ore në një ngjitjeje në mal ose shumë më tepër kohë për marrëdhënie seksuale, shanset janë se ata do të zgjedhin këtë të fundit.

Lifestyle

28/11/2018 18:05

HuffPost kërkoi nga ekspertët që të tregojnë dobitë mbi përfitimet fizike të aktivitetit seksual, transmeton lajmi.net.

Antony Karelis, një profesor në Departamentin e Shkencave të stërvitjes në Universitetin e Quebecit në Montreal, ishte pjesë e një ekipi hulumtues që kreu një studim me 21 çifte heteroseksuale që shqyrtonin shpenzimet e energjisë gjatë seksit.

Për shkak se nuk kishte të dhëna të tilla, Karelis ishte i interesuar veçanërisht për të eksploruar fushën në njësitë e kalorive të djegura, kështu që më pas të mund të krahasohej procesi seksual me stërvitjen tradicionale në këtë aspekt.

Secili çift u udhëzua që të kishte katër marrëdhënie seksuale gjatë një muaji dhe mbante shiritat që mbledhin të dhëna si temperatura e trupit. Informacioni më pas u përdor në lidhje me lartësinë dhe peshën për të llogaritur kaloritë e djegura në secilin sesion.

Numri mesatar i kalorive të djegura gjatë aktivitetit seksual për meshkujt ishte 101 kCal dhe 69.1 kCal për gratë. Hulumtuesit llogaritën gjithashtu shifrat e fraksionuara në minuta: burrat djegën 4.2 kalori për minutë dhe gratë 3.1. /Lajmi.net/