Shkencëtarët thonë se kanë gjetur jetë jashtëtokësore në një kometë

Ekspertët kanë zbuluar një material të zi i cili vazhdimisht rimbushet, dhe thonë se ‘diçka është duke e shtyrë atë ta bëjë këtë’.

Auto & Tek

06/07/2015 14:01

Dëshmi të jetës aliene janë parë qartë në një kometë që transportonte sondën Philae nëpër hapësirë, thonë dy astronomë.

Ekspertët thonë se shpjegimi më i mundshëm për këto karakteristika të caktuara të kometës 67P/Churyumov-Gerasimenko është prania e organizmave të gjallë nën një sipërfaqe të akullt, transmeton Lajmi.net.

Rosetta, anija evropiane që orbiton këtë kometë, thuhet se ka kapur edhe grupe të çuditshme të materialeve organike që ngjajnë në grimca virale.

Astronomi dhe astrobiologu Chandra Wickramasinghe, që ishte i përfshirë në planifikimin e misionit 15 vite më parë, tha: “Unë dëshiroja që të përfshihem në një eksperiment për zbulimin e jetës në hapësirë. Në atë kohë ky propozim i imi u mendua se ishte i çuditshëm”.

Ai dhe kolegu i tij Dr Max Wallis, nga Universiteti i Kardifit, besojnë se 67P dhe kometat e tjera të ngjashme mund të jenë shtëpi e shumë mikrobeve që banojnë në rajonet më të shkreta të Tokës.

Screenshot_5 Screenshot_6

Ata thonë se kometat mund të kenë ndihmuar për të mbjellë farën e jetës në Tokë dhe ndoshta edhe në planetët e tjerë si Marsi në fillimin e ekzistencës së sistemit tonë diellor, transmeton Lajmi.net.

Philae dështoi që ta bashkëngjitë veten në sipërfaqen e kometës 67P pasi ra nga anija Rosetta në nëntor.

Simulimet kompjuterike kanë sugjeruar se mikrobet mund të banojnë në rojet e lagura të kometës. Ajo ka një kore të zezë hidrokarburesh të veshur me akull, dhe me kratere në fundin e rrafshët që përmbajnë “liqene” të ujit të ri-ngrirë me mbeturina organike.

Screenshot_4

Planetet që mund të përmbajnë jetë janë me të vërtetë të bollshme në galaktikë, dhe sistemi tjetër fqinj me ne është në një distancë jashtëzakonisht larg, thonë ata.

“Unë mendoj se është e pashmangshme që jeta do të jetë një fenomen kozmik. Pesëqind vjet më parë ishte vështirë për njerëzit të pranojnë se Toka nuk ishte qendra e universit. Pas këtij revolucioni mendimi ynë ka mbetur se Toka është një lidhje e përqendruar në jetën dhe biologjinë,” thotë Wallis.

“Kjo është e rrënjosur thellë në kulturën tonë shkencore dhe do të duhen shumë prova që ta zmbrapsim atë përsipër,” thotë ai.