Shkencëtarët thonë se bananja mund ta shërojë AIDS-in

Shkencëtarët kanë krijuar një ilaç nga bananet që mund të vrasë një gamë të gjerë të viruseve – duke përfshirë hepatitin C, gripin dhe AIDS-in.

Lifestyle

25/10/2015 14:54

Shpresohet se ilaçi i ri do të bëhet një ilaç jetik që do të mund ta mbrojë njerëzimin nga disa prej sëmundjeve më të egra.

Përbërësi kryesor i këtij ilaçi është një proteinë që gjendet në banane e quajtur ‘lektin’ apo ‘BanLec’, transmeton lajmi.net.

Kjo proteinë ishte zbuluar 5 vite më parë dhe konsiderohet si një trajtim i mundshëm për AIDS-in. Por, më herët kjo proteinë shkaktonte efekte të këqija anësore që shkencëtarët tashmë kanë arritur t’i kapërcejnë.

Tani, shkencëtarët kanë krijuar një version të BanLec që mund të luftojë viruset në minj, por që nuk shkakton acarim të padëshiruar apo inflamacion.

BanLec punon duke u kapur për molekulat e sheqerit të gjetura në sipërfaqen e disa prej viruseve më vdekjeprurëse në botë.

Pasi ilaçi e mbyllë virusin, ai virus konsiderohet i padëmshëm – dhe mund të hidhet shumë lehtë jashtë sistemit imun të trupit.

Në testimet në minj, forma e re e BanLec, e quajtur H84T, parandaloi gripin – pa rritur inflamacionin siç bënte në versionet e mëparshme.

Variacioni i ri gjithashtu punoi me sukses në laborator – në inde dhe mostra të gjakut kundër AIDS-it, hepatitit C dhe gripit. (lajmi.net)