Shkencëtarët rus zbulojnë formulën, që kthen qymyrin në ar

Një eksperiment në zona të thella të Rusisë, mund të ndryshojë historinë e metalit aq të lakmueshëm nga të gjithë; ari.

Auto & Tek

31/07/2017 15:47

Shkencëtarët e qendrës shkencore në Amur, të Akademisë ruse të shkencave, reparti i Lindjes së largët, kanë gjetur mënyrën sesi të përfitojnë deri në 1gr ar nga çdo tonelatë e qymyrit të përdorur. Pajisjet eksperimentale ekzistojnë dhe është planifikuar që të vendosen në njërën prej furrave këtë vit.

Prej 15 vjetësh shkencëtarët rusë analizojnë përbërjen e qymyrit nga vendet e ndryshme të rajonit, dhe ata thonë se çdo tonelatë e qymyrit të basenit të Jerkovecit, përmban rreth 1 gram ar. Pajisja e përfitimit të arit nga qymyri, funksionon në këtë mënyrë: tymi nga qymyri i përdorur kalon nëpër një sistem shumë shkallor të pastrimit. Primesat më parë pastrohen, e më pas kapen nga filtri, nga ta nxirret koncentrati i arit, që më pas i nënshtrohet rafinimit.

Rezervat e qymyrit në gjithë planetin janë gjigante. Edhe vendi ynë është shumë i pasur me këtë mineral të dalë “jashtë mode”. /Lajmi.net/