Shkencëtarët po krijojnë pilulën e stërvitjeve

Shkencëtarët janë duke krijuar një ‘pilulë të stërvitjeve’ e cila synon të ketë efektet e njëjta në trup si stërvitjet reale – dhe pa djersë.

Lifestyle

10/10/2015 11:11

Bazat prapa kësaj pilule vijnë nga një hulumtim në Universitetin e Sidneit dhe Universitetin e Kopenhagës, të cilët shqyrtuan ndryshimet e proteinës që ndodhin në muskujt skeletor të katër njerëzve të shëndetshëm.

Të katër pjesëmarrësit kishin një biopsi të muskujve para ushtrimit, dhe përsëri pasi ushtruan fuqishëm në një biçikletë ushtrimi për 10 minuta, transmeton lajmi.net.

Pasi u analizuan materialet, hulumtuesit gjetën se ushtrimet shkaktojnë rreth 1,000 ndryshime unike molekulare në muskujt skeletor. Për shembull, ata zbuluan se ushtrimet ndikojnë në ndjeshmërinë e trupit ndaj insulinës dhe mund të inkurajojnë edhe prodhimin e enëve të reja të gjakut.

Ata më pas, duke i shikuar të gjitha të dhënat e sakta, janë duke tentuar për ta krijuar një pilulë e cila i kryen funksionet e njëjta në trup sikurse ushtrimet. Pilula për shembull, nuk do të mundësojë lirimin e endorfineve të ndjenjës së mirë që ndodhë kur bëjmë pushim pas ushtrimeve.

Forcimi i muskujve dhe ulja e kolesterolit janë dy objektivat kryesore; specifikat nuk janë ende të qarta, por hulumtuesit do t’i vlerësojnë nevojat më të mëdha të njerëzve të cilët do ta përdornin më së shumti pilulën.

Pilula mund të marrë një dekadë kohë para se të jetë plotësisht e gatshme. (lajmi.net)