Shkencëtarët po kërkojnë më shumë donacione të truve (Video)

Kjo që do të shihni në video, është depozita më e madhe ku ruhen trutë e njerëzve.

Lifestyle

21/02/2017 19:22

Aty gjenden më shumë se 3 mijë tru, ku shumica prej tyre u kanë takuar njerëzve me çrregullime mentale apo psikike, shkruan BBC, transmeton Gazeta Shneta.

Por shkencëtarët po kërkojnë më shumë donacione.

Nëna e Carolinës e ka dhuruar trurin e saj dhe të njëjtën gjë do ta bëjë edhe ajo.

Motra e saj ka qenë e prekur nga skizofrenia dhe ajo po shpreson që kjo do të ndihmojë të zbulohen dallimet në trutë e tyre.

“Prindërit e mi kanë qenë të shëndosh dhe nuk e kam të qartë nga i erdhi skizofrenia motrës time. Dhe si do ta zbulojmë nëse nuk bëhen hulumtime në tru”, deklaron ajo.

Shkencëtarët kanë thënë se po bëhen kërkime për disa çrregullime mentale dhe neurologjike, por progresi është duke ngecur për shkak të mungesës së indeve.