Shkencëtarët paralajmërojnë se Toka do të hyjë në “epokën e akullt” më 2030

Shkencëtarët paralajmërojnë se Dielli do të "bie në gjumë" më 2030 dhe do të bëjë që temperaturat të bien në mënyrë drastike në Tokë, duke shkaktuar kështu një "epokë të akullt".

Auto & Tek

11/07/2015 10:57

Toka mund të jetë në rrugë drejt “epokës së akullt”, paralajmërojnë shkencëtarët.  Një studim i ri paralajmëron se ciklet diellore do të plasariten dhe se në mes të vitit 2020 dhe 2030 ciklet diellore do të ndalojnë së funksionuari.

Kjo, thonë ata, do ta çojë Tokën në fenomenin e njohur si “mini-epoka e akullt”, e cila kishte ndodhur mes viteve 1646 dhe 1715, madje duke bërë që lumi Thames në Londër të ngrihej i tëri, transmeton Lajmi.net.

Modeli i ri i ciklit diellor të Diellit është duke prodhuar parashikime të sakta të parregullsive brenda në qendër të Diellit. Kjo bazohet në efektet ‘dinamo’ të dy shtresave të Diellit, njëra në afërsi të sipërfaqes dhe tjetra në thellësi të zonës së tij më të nxehtë.

Parashikimet nga këto ndryshime sugjerojnë se aktiviteti diellor do të bie për 60% gjatë vitit 2030, që është gjendja e njëjtë që kishte ndodhur më 1645, thuhet sipas rezultateve të shkencëtarëve.

Modeli parashikon se dyshja e valëve do të “pushojnë” gjatë ciklit 25, që ndodh më 2022, transmeton Lajmi.net.

Gjatë ciklit 26, i cili mbulon dekadën prej 2030-2040, do të bëjë që të dy valët të dalin krejtësisht nga sinkronizimi dhe kjo do të shkaktojë një reduktim të ndjeshëm të aktivitetit diellor.

“Në ciklin 26, të dy valët do ta pasqyrojnë njëra-tjetrën – duke u vendosur në të njëjtën kohë në hemisferat e kundërta të Diellit,” tha Valentina Zharkova nga National Astronomy në Llandudno.

“Ndërveprimi i tyre do të jetë përçarës, pasi që ata pothuajse do ta anulojnë njëri-tjetrin. Ne parashikojmë që kjo do të na çojë në një ‘epokë të akullt’,” thotë ajo.