Shkencëtarët optimist për trajtimin e HIV

Shkencëtarët që po shpresojnë të gjejnë një kurë për HIV kanë provuar se ilaçi për terapi imunitare është i sigurt për t’u përdorë në njerëz.

Lifestyle

24/09/2018 22:22

Faza e parë e testimeve është një pikë e hershme mirëpo tejet e rëndësishme për ekipin studiues të Universitetit të Karolinës Veriore “Chapel Hill”.

Terapia imunitare, e cila trajnon sistemin imunitar të një personi të sulmojë sëmundjen, së fundmi po përdoret për të trajtuar disa sëmundje të ndryshme, duke filluar nga kanceri deri tek verbëria.

Megjithatë shkencëtaret janë duke u treguar tejet të kujdesshëm për trajtimin e HIV, kjo ngaqë tretmanet paraprake për terapi imunitar përgjatë dy dekadave të fundit nuk kanë treguar sukses.