Shkencëtarët: Nuk është e nevojshme të flini tetë orë – Lajmi.net
Shkencëtarët: Nuk është e nevojshme të flini tetë orë
Autori: Lajmi.net Lifestyle 9:48, 20 February 2018
Gjumi. Të gjithë e dimë sa na nevojitet. Por shumica prej nesh mendojmë që nuk bëjmë gjumë të mjaftueshëm.

 

Pra nëse keni bërë vetëm gjashtë orë gjumë mbrëmë, nuk keni nevojë që të brengoseni dhe të kërkoni të flini sot gjatë ditës.

Sepse, pavarësisht nga bindja se ne kemi nevojë për tetë orë gjumë gjatë natës, shkencëtarët thonë se gjashtë-shtatë orë gjumë është e natyrshme.

Dhe madje thonë se ky është një mit i jetës moderne që po na ‘plaçkitë’ kohën e çmuar në shtrat.

Hulumtuesit erdhën në këtë përfundim pasi analizuan modelet e gjumit të disa njerëzve, jeta e të cilëve është e ngjashme me shumicën.

Shumica e njerëzve të studiuar kishin bërë më pak se shtatë orë gjumë gjatë natës. Dhe përkundër kësaj, ata ishin të shëndetshëm, kishin norma më të ulëta të obezitetit, qarkullim të mirë të gjakut dhe shëndet më të mirë të zemrës se sa të tjerët që bënin tetë apo më shumë orë gjumë.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO