Shkencëtarët: Neve na duhet të hamë 80% më pak mish, për të shpëtuar Tokën

Aktivistët e ndryshimeve klimatike kanë bërë thirrje për veganizëm global deri në vitin 2050.

Fun

17/01/2019 15:54

Ata gjithashtu kanë rekomanduar që secili person të hajë vetëm 14 gram mish në ditë.

Shuma është pak më shumë se një bateri AAA, e cila peshon 12g – askund afër mjaftueshëm sa për të shijuar një hamburger ose një biftek, transmeton lajmi.net.

Rekomandimi u botua në një artikull për revistën britanike “The Lancet”.

Prodhimi i mishit është një shkak i madh i ngrohjes globale dhe po rrezikon planetin tonë, thotë artikulli.

“Dëshmitë e forta tregojnë se prodhimi i ushqimit është një ndër nxitësit më të mëdhenj të ndryshimeve mjedisore globale duke kontribuar në ndryshimin e klimës,” thuhet në artikull.

“Ushqimi i shëndetshëm ka një konsum të përshtatshëm kalorisë dhe përbëhet nga një shumëllojshmëri ushqimesh me bazë bimore”, deklarohet më tutje.

Artikulli, autori kryesor i të cilit është Tamara Lucas, ka bërë thirrje për veganizëm global deri në vitin 2050. /Lajmi.net/