Shkencëtarët në një mendje: Prindërit duhet t’i nxisin fëmijët t’i ndihmojnë me punët e shtëpisë

Ndërsa përgatisni listën e gjatë të pastrimit pranveror, mund të ndiheni paksa të çorientuara tek shihni se sa shumë gjëra janë për t’u bërë.

Lifestyle

20/03/2018 09:43

Megjithatë, nëse ju do të përfshinit dhe fëmijët tuaj në këtë aksion e do të ndanit detyrat, jo vetëm që do të mbaronit punë më shpejtë, por këta të fundit do të kishin disa përfitime afatgjate nëse ju ndihmojnë me punët e shtëpisë.

Sipas Washington Times, vetëm 28 përqind e prindërve të sotëm u kërkojnë fëmijëve t’i ndihmojnë me punët e shtëpisë.

Burimi vë në dukje se fëmijët që fillojnë të bëjnë punë shtëpie rreth moshës 3 ose 4, kanë më shumë gjasa të përshtaten lehtë në situata të ndryshme e të socializohen më shpejtë. Nuk është e lehtë të angazhosh fëmijët në të tilla “aksione” ndaj duhet të jenë prindërit ata që nxisin fëmijët !

Bëni një plan
Sa më të organizuar të jeni që në fillimi, aq më e lehtë do të jetë që të gjithë të përfshihen. Bëni një listë të të gjitha punëve si dhe afatin kohor kur duhen mbaruar.

Ndajini punët në grup
Punët e pranverës përfshijnë “pastrimin e shtëpisë me themel” ndaj ka detyra për të gjithë. Bashkëshorti mund t’ju ndihmojë me sistemimin e kutive, ku keni future këpucët e dimrit, mund të pastrojë sipërfaqen e sipërme të dollapit të cilën ju nuk e arrini dot, të heqë e të vendosë perdet e lara e të tilla puna.

Fëmijë së pari duhet t’i mësoni edukatën e punës ! Që në shtëpi duhet të punojnë të gjithë duke filluar nga hapësiarat e tyre personale! Kërkojini të fusin lodrat e tyre që nuk iduan më nëpër kutia. Veshjet që nuk i bëjnë më gjithashtu paketojini për t’ia dhuruar dikujt qe ka nevoje. MARTHA STWEART