Shkencëtarët kundër robotëve vrasës

Mijëra shkencëtarë që specializojnë në inteligjencë artificiale kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë në zhvillimin apo prodhimin e robotëve që mund t’i identifikojnë dhe sulmojnë njerëzit pa mbikëqyrje të njerëzve.

Auto & Tek

19/07/2018 18:22

 

Demis Hassabis nga Google DeepMind dhe Elon Musk nga SpaceX janë mes dy mijë e 400 nënshkrimeve që dëshirojnë t’i parandalojnë shtetet në ndërtimin e sistemeve autonome vdekjeprurëse, po ashtu të njohura si Ligje (Laws).

Kjo është një lëvizje rishtas  e shkencëtarëve dhe organizatave që vënë theksin në rreziqet e lënies në dorë të vendimeve mbi jetën dhe vdekjen e njerëzve te makinat me inteligjencë artificiale.

Thirrjet ndaj qeverive për parandalim, të orkestruara nga organizata me bazë në Boston, The Future of Life Institute, janë për krijimin e normave, ligjeve dhe rregullimeve që stigmatizojnë dhe në mënyrë efikase ilegalizojnë prodhimin e robotëve vrasës.