Shkencëtarët: Kanabisi e forcon sistemin e imunitetit dhe e lufton kancerin

Sipas hulumtimeve më të reja, kanabisi mund ta forcojë sistemin e imunitetit dhe ta luftojë kancerin.

Lifestyle

20/07/2018 12:21

Shkencëtarët kanë bërë thirrje që të kryhen më shumë studime në këtë fushë, pasi që këto janë vetëm hulumtimet fillestare, transmeton Telegrafi.

Studimet sugjerojnë se kimikali i quajtur phytocannabinoid mund t’i ndalojë qelizat kanceroze të shumohen dhe shpërndahen, duke e bllokuar qarkullimin e gjakut në tumor dhe duke ia zvogëluar kancerit aftësinë për t’i mbijetuar kimioterapisë.

Për t’i konfirmuar këto zbulime, shkencëtarët thonë se duhet të kryhen më shumë hulumtime në pacientë realë.

Përveç përbërësit të lartcekur, edhe cannabidioli apo CBD, ka marrë vëmendje si përbërës i kanabisit dhe që mund të përdoret në mjekësinë alternative.

Në anën tjetër, THC – substanca që gjendet në kanabis dhe i bën përdoruesit të ndihen të droguar – ende është e jashtëligjshme në shumicën e shteteve.

Hulumtuesit janë duke u fokusuar ta hulumtojnë më shumë phtyocannabinoidsin i cili në mënyrë pozitive e stimulon trurin, e forcon sistemin e imunitetit dhe sistemin e hormoneve për të luftuar kundër tumoreve.

Vlen të ceket se ky studim është publikuar në ‘British Journal of Pharmacology’.