Shkencëtarët: Ka fakte që ka ekzistuar edhe një planet Tokë

Toka që ne e njohim, në fakt nuk është planeti origjinal i quajtur Tokë, e krejt kjo pas përplasjes kozmike me një planet misterioz të quajtur Theia, thonë shkencëtarët.

Bota

29/01/2016 23:31

Theia ishte përplasur aq fortë me Tokën origjinale sa që dy planetët janë shkrirë në një dhe kanë formuar shtëpinë tonë, pra Tokën që njohim sot, shkruan DailyStar, transmeton lajmi.net.

Ndërkaq, Hëna është krijuar nga copëzat që fluturonin nga ky aksident ndërplanetar.

Ky zbulim i jashtëzakonshëm është bëra nga shkencëtarët, pasi ata kanë studiuar gurët e marra nga Hëna dhe Toka.

A small planet smashes into Earth in this CGI image

Përplasja në  mes të Tokës origjinale dhe Theias mendohet se ka ndodhur menjëherë pasi Toka origjinale ishte formuar. Studiuesit thonë se Toka origjinale ishte formuar nga një “mjegullnajë diellore”- e cila është një re e gazit dhe e pluhurit që ka mbetur nga formimi i Diellit- rreth 4.5 miliardë vjet më parë, transmeton lajmi.net.

Rreth 100 milionë vjet më vonë- periudhë kjo e shkurtër, nëse flasim për historinë e universit- një planet i ri u përplas me Theian.

Shkencëtarët besojnë se Theia ishte një “tokë trojane”- një objekt në hapësirë me orbitë të njëjtë si Toka- që kishte madhësi përafërsisht të njëjta sa është planeti Mars.

Shkencëtarët më herët mendonin se ndikimi i përplasjes nuk ishte kaq i madh dhe se Hëna ishte formuar nga mbetjet e planetit Theia.

Disa madje besonin se ekzistonin dy hëna- të cilat më pas u bashkuan në një.

Nëse këto pretendime dalin të jenë të vërteta, atëherë do të vërtetohet se Hëna është e krijuar nga materiale të ndryshme të Tokës, transmeton lajmi.net.

The Moon in the night sky

Por një ekip nga Universiteti i Kalifornisë ka zbuluar se janë disa atome të njëjta në të dy këto planete- duke sugjeruar se përplasja ishte aq masive sa që ka përzier dy planetet së bashku.

Profesori Edward Yound, njëri nga disa shkencëtarët që mbështetë këtë teori thotë se “Theia kur u përplas, njëra pjesë e saj u bë pjesë e Tokës ndërsa tjetra pjesë iu bashkua Hënës. Madje kjo gjë u bë në mënyrë të barabartë”, thotë ai, transmeton lajmi.net.

Personat që studiojnë UFO-t por edhe amatorët kanë thënë se një planet gjigant i cili fshihet pas sistemit tonë dhe që quhet Nibiru, do të përplaset me Tokën këtë vit.

NASA ka hedhur poshtë këto pretendime dhe i ka quajtur gënjeshtëra. Por, studiuesit e gjithësisë tashmë janë duke konfirmuar një gjë që askush nuk e ka pritur: se një tokë e akullt, e cila është gjigante në përmasa, e që quhet Planeti Nëntë, është e vërtetë se ekziston. Sipas këtyre studiuesve, ky planet gjendet pas Plutonit.

Disa persona janë të bindur se Planeti Nëntë dhe Nibiru do të shkatërrojnë Tokën./lajmi.net