Shkencëtarët gjerman dëshmojnë se ka jetë pas vdekjes

Një ekip i psikologëve dhe mjekëve në Universitetin e Berlinit kanë bërë të ditur se bazuar në eksperimentet klinike që ata kanë kryer, kanë arritur të dëshmojnë për ekzistencën e disa formave të jetës edhe pas vdekjes.

Fun

09/09/2014 12:39

Deri tek ky përfundim u arrit pas një studimi të bërë, ku janë bërë vëzhgime mjekësore në përvojat pranë vdekjes, duke bërë  që pacientët e këtij eksperimenti të jenë të vdekur klinikisht për gati 20 minuta dhe përsëri janë sjellë në jetë.

Ky proces kontrovers u bë për 944 vullnetarë të cilët morën pjesë në këtë eksperiment në këto katër vitet e fundit. Atyre iu injektuan përzierje të drogave të ndryshme duke përfshirë këtu edhe epinefrinë. Këto përzierjes drogash u lejonin pacientëve që të përjetonin një vdekje klinike dhe që të dilnin nga ajo gjendje pa asnjë pasojë. Pas injektimit të përzierjeve të drogave, pacientët rikuperoheshin pas 18 minutash dhe kjo gjë bëhej duke filtruar ozon në gjakun e tyre.

Kohëzgjatja jashtëzakonisht e gjatë në këtë gjendje- vdekje klinike- është bërë e mundur kohëve të fundit falë zhvillimit të një makine të re kardiopulmore e quajtur AutoPulse. Kjo lloj pajisje është përdorur vitet e fundit për të rikthyer në jetë njerëzit që kishin vdekur para 40 minutave deri në një orë.

Përvojat e pranë-vdekjes janë përmendur edhe në revista të ndryshme mjekësore edhe në të kaluarën, duke marrë për bazë halucinacionet, por se Doktor Ackermann dhe ekipi i tij, përkundrazi, konsiderojnë se pikërisht këto janë dëshmi se ka ekzistencë të jetës së përtejme dhe është një formë e dualizmit në mes mendjes dhe trupit.

Ekipi i shkencëtarëve, i udhëhequr nga doktor Berthold Ackermann, ka monitoruar operacionet dhe kanë përpiluar dëshmitë e subjekteve, transmeton lajmi.net. Edhe pse ka disa ndryshime në këtë eksperiment nga individët e ndryshëm, të gjithë individët kanë pasur disa kujtime gjatë periudhës sa kanë qenë në vdekje klinike. Shumica prej tyre kanë përshkruar disa ndjesi shumë të ngjashme.

Përjetimet më të shpeshta që kanë thënë se kanë përjetuar vullnetarët që kanë marë pjesë në këtë eksperiment kanë përfshirë ndjenjën e shkëputjes nga trupi i tyre, ndjenjën se po ngrihen në ajër, qetësinë totale, sigurinë, ngrohtësinë, përvojën e shpërbërjes absolute dhe praninë e një drite të madhe.

Shkencëtarët thonë se ata janë të vetëdijshëm se shumë prej konkluzioneve që kanë arritur do të shokojnë shumë njerëz edhe pse besimet fetare të subjekteve të përfshira në këtë eksperiment nuk kanë paraqitur asnjë problem. Në të vërtetë, vullnetarët që kanë marrë pjesë në këtë eksperiment i kanë takuar besimeve të ndryshme fetare, si besimit të krishterë, atij islam, hebre por ka pasur edhe ateistë.

“Unë e di se rezultatet tona mund të shqetësojnë besimet e shumë njerëzve”, thotë doktor Ackermann.

“Por, në asnjë mënyrë, ne nuk kemi pasur për qëllim një gjë të tillë. Ne vetëm kemi dhënë përgjigje në pyetjen më të madhe të historisë së njerëzimit, kështu që unë shpresoj se këta njerëz që janë prekur të jenë në gjendje të na falin. Po, ka jetë pas vdekjes dhe kjo duket se vlen për të gjithë ne”, ka thënë doktori.