Shkencëtarët gjejnë stolinë më të vjetër në botë

Në shpellën Denisov në Siberi, përveç eshtrave të mamutit, është gjetur edhe një gjerdan i gjelbër i vjetër 125 mijë vjet, shkruan Digital Journal.

Fun

19/05/2017 01:24

Shpella bart emërtimin e një nënlloji të Homo-sapiens nga periudha e paleolitit, për të cilin besohet se kishin popullzuar malet Altaje në lindje të Rusisë.

Gjerdani i gjetur në shpellë aktualisht ndodhet në Muzeun e kulturës të popullit të Siberisë dhe Lindjes së Largët në Novosibirsk.  “Krijuesi i gjerdanit ka qenë jashtëzakonisht i shkathët dhe ka përdorë një teknikë, e cila deri më tash është besuar shumë pak të ketë qenë e pranishme në periudhën e paleolitit”, ka thënë Irina Salnikova, drejtore e muzeut./Arbresh.info/