Shkencëtarët gjejnë qenin e ngrirë në Siberi 12,400 vite të vjetër (Video)

Disa shkencëtarë pas hulumtimeve të shumta që kanë bërë, kanë gjetur një qen të ngrirë në fshatin Tumat në Siberi, që besohet që tani kjo specie është zhdukur.

Bota

17/03/2016 09:04

Shkencëtarët kanë thënë se qenit nuk i janë dëmtuar dhëmbët dhe truri, prandaj duan ta bëjnë një klonim të tij për të parë çfarë lloj aftësish kishte ky qen, transmeton lajmi.net

Hulumtuesit besojnë se qeni është vrarë në një lum pastaj është futur në një vend të ngrirë shumë afër vendit ku është vrarë.

Shkencëtari rus Pavel Nokolsky ka thënë: “Trupi i pajetë i këtij qeni është ruajtur vërtetë shumë mirë. Dhe gjëja më e rëndësishme është që truri dhe dhëmbët e tij nuk janë dëmtuar”.

“Mund të themi se kjo është hera e parë për ne që kemi në dorë një tru të një kafshe nga epoka e akullnajave”, ka shtuar ai.

Shkencëtarët shpresojnë se do të jetë e mundur të përdorin ADN-në nga mostrat e indeve të këtij qeni, dhe të sjellin në jetë përsëri një specie të tillë me anë të klonimit. /Lajmi.net