Shkencëtarët gjejnë ilaçin e dashurisë

A është më mirë të kesh dashuruar ndonjëherë se sa të mos dashurosh kurrë? 

Lifestyle

11/02/2015 17:24

Në një mënyrë apo tjetrën, të gjithë prej nesh kemi ndjerë se “dashuria” apo sido që e definojmë atë, është më shumë problem se sa diçka që ia vlen.

“Dashuria dhemb” dhe “thyerja e zemrës” janë dy prej frazave më të popullarizuara që lidhen me këtë lloj ndjenje, dhe një ilaç apo shërim për dashurinë ishte shkruar edhe nga Shekspiri.

Por, a është dashuria një problem që ne i kemi krijuar vetës apo një pjesë fundamentale e ekzistencës së njerëzimit, që në ushqen edhe pse na lëndon?

Përparimet në shkencë pritet që shumë shpejtë të na përballin me këtë lloj pyetje, pasi që bioteknologjia anti-dashuri është duke u zhvilluar çdo ditë e më shumë, transmeton Lajmi.net.

Neurologu Brian D.Earp mendon se ka diçka të vërtetë në thënien e vjetër se “dashuria është drogë”. “Studimet e fundit të trurit tregojnë paralele të gjera në mes të efekteve të drogave dhe përvojave e të qenurit në dashuri”, tha ai për New Scientist.

“Që të dyja këto aktivizojnë sistemin shpërblyes të trurit, që mund të na trullosë neve sa që harrojmë për gjërat e tjera të cilat na rrethojnë kur jemi të dashuruar. Duket se nuk është vetëm një klishe që dashuria është si një drogë; në terma të efekteve në tru, mund të jenë të barabartë”.

Ilaçet kundër dashurisë janë jo zyrtarisht tashmë në përdorim, duke vënë në dukje se në Izrael disa ultra-ortodoksë hebrenj kanë përshkruar ilaçe kundër depresionit për disa studentë të rinj për të reduktuar epshin e tyre, duke përdorur efektin anësor të ilaçit si përdorim kryesor, transmeton Lajmi.net.

Earp mendon se ka disa situata të caktuara ku trajtimet më të sofistikuara të drogës mund të jenë të dobishme.

“Ju mund ta imagjinoni një situatë në të cilën eksperienca e një personi në dashuri është thellësisht e dëmshme, po aq e papërmbajtshme, që e dëmton aftësinë e tyre për të menduar në mënyrë racionale për veten e tyre”, përfundoi ai.