Shkencëtarët do t’i klonojnë pandat e vetme gjigande në Britani, për t’i shpëtuar nga zhdukja

Shkencëtarët janë duke planifikuar për t’i klonuar pandat e vetme gjigande në Mbretëri të Bashkuar, në përpjekje për t’i shpëtuar ato nga zhdukja.

Fun

06/10/2015 11:07

Ekspertët të cilët e klonuan delen Dolly kanë marrë mostrat e indeve nga Tian Tian dhe Yang Guang në kopshtin zoologjik të Edinburgh-ut, dhe do t’i përdorin ato për të krijuar më shumë qeliza.

Ky është hapi i parë i rëndësishëm i të qenit në gjendje për të bërë kopje gjenetike të kafshëve të rrezikuara, nga të cilat kanë mbetur vetëm 2,000 në botën e egër dhe kopshte zoologjike.

Dr. Bill Ritchie, i cili ndihmoi në krijimin e Dolly-të dhe është i përfshirë në këtë projekt të ri përmes kompanisë së bioteknologjisë ‘Roslin Embryology’, tha: “Fakti që mund të rrisim qeliza është një hap larg që të arrihet.” (lajmi.net)

23B26BFE00000578-0-image-a-239_1443916486190