Shkencëtarët do të ‘rrisin’ lëkurë njeriu në laboratore

Shkencëtarët janë duke studiuar një mënyrë për të rritur sintetikisht lëkurë të njeriut në laborator – diçka që mund të revolucionarizojë trajtimet e lëkurës tek pacientët që kanë pësuar dëmtime apo djegie.

Lifestyle

01/08/2015 12:40

Një ekip i shkencëtarëve në Universitetin Auckland, të udhëhequr nga profesori Rod Dunbar dhe Vaughan Feisst, kanë zhvilluar një teknologji të re e cila e lejon lëkurë që të rritet nga qelizat e lëkurës së vetë pacientit.

Kjo shpikje, që u zbulua në një konferencë në Queenstown këtë vikend, mund të jetë shpikja më e rëndësishme për kirurgët të cilët riparojnë lëkurat e njerëzve, transmeton Lajmi.net.

Pjesa më mbresëlënëse e kësaj teknologjie është aftësia e saj për të bashkuar sipërfaqen e lëkurës me dermën, apo shtresën e dytë të lëkurës, në të njëjtën mënyrë siç e bën vetë trupi ynë.

Por, për ta futur këtë metodë në përdorim, shkencëtarët duhet të marrin miratimin ligjor. Pritet që këto trajtime të kësaj teknologjie të fillojnë brenda 18 muajve të ardhshëm. (Lajmi.net)